Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Red Bull paralajmëron rivalët: Ky sezon i çuditshëm na jep titullin

Më në fund sezoni 2020 në Formula 1 do të nisë këtë fundjavë në Austri, aty ku makina vendase Red Bull synon të befasojë. Në pistën e Zeltweg, Max Verstappen e Red Bull synojnë të përsëritin fitoren e një viti më parë.

“Nuk është normale për ne të qëndrojmë kaq gjatë pushim. Gjatë kësaj periudhe kemi bërë shumë punë për të patur një makinë sa më të shpejtë në pistë. Jemi në garën e parë sezonale, kur normalisht duhej të ishim në mesin e sezonit”, tha Chris Horner, drejtori sportiv i Red Bull.

“Mendoj se çelësi i këtij sezoni të çuditshëm do të jetë besueshmëria e makinave. Ka shumë gara që zhvillohen çdo fundjavë, ndaj do të jetë një periudhë e ngjeshur në çdo drejtim. Do të kalojmë nga 0 në 100 sa hap e mbyll sytë, pas 7 muajsh pushim. Duket si një sezon i çuditshëm, por ndoshta vetëm kështu mund ta mposhtim Mercedes. Jemi në një pozitë të mirë dhe mund të befasojmë shumë shpejt”, tha Horner.

Related posts

“JUVENTUS, NUK JEMI ENDE NJË SKUADËR”/ Pirlo: Barça di të luajë futboll, i kam lojtarët me pikatore

Delo.autor

Deschamps: Jam krenar, tani jemi në majën e botës për katër vite

Isa.Autor

KUPA E ANGLISË/ Ekipi i Mourinhos “ngec” ndaj Southampton, Leicester avancon

Delo.autor

Leave a Comment