Futboll Premier League Sport

Frikë tek Man United/ Pas largimit të tij, MOURINHO mund të dalë jashtë kontrollit

Edhe “Special One” ka nevojë për një “number Two”? Duket se po. Në karrierën e tij, Jose Mourinho ka patur ndihmës të ndryshëm, por askush nuk ka patur një ndikim aq të rëndësishëm dhe aq të gjatë në kohë, sa Rui Faria. Nga koha e Porto-s, kur ishte një përgatitës atletik, te Manchester United, kur është bërë zëvendësi i bashkëkombësit të tij, trajneri portugez e ka ndjekur Mourinho-n kudo. Deri në fundin e sezonit të kaluar, kur, sipas zërave, ka vendosur të largohet nga “Old Trfford” pas një debati më të ndezur se zakonisht. Nga ai moment, gjërat kanë filluar të shkojnë shumë keq për ish-trajnerin e Inter dhe Real Madrid.

Një rastësi? Ndoshta, por sipas “Daily Star”, drejtuesit e “Djajve të Kuq” janë të bindur se rënia, sportive dhe psikologjike e vuajtur nga Mourinho dhe nga Manchester United gjatë kësaj vere të nxehtë, ka ardhur kryesisht për shkak të lamtumirës së Rui Faria-s, e motivuar me “arsye familjare”. Një zgjedhje kjo që duket se ka nxjerrë në sipërfaqe të gjithë problemet e trajnerit dhe skuadrës, që ishin mbuluar shumë mirë deri në atë moment. Një burim brenda klubit ka zbuluar për “Daily Star” se “Rui Faria ishte i vetmi person në gjendje që t’i kundërpërgjigjej Mourinho-s dhe që t’i thoshte si ishin gjërat, duke e bërë atë të arsyetonte. Ishin shumë miq, pothuajse të pandashëm”.

Më pas? Më pas diçka duhet të jetë prishur dhe, papritur, portugezi duket se ka humbur busullën dhe mikun e tij më të mirë të 15 viteve të fundit. Dhe shqetësimi më i madh i klubit është se, pa Rui Faria, mund të mos ketë një kthim mbrapa. “Një marrëdhënie kaq e ngushtë mund të krijojë disa mosmarrëveshje dhe sherre, por Mou e respektonte Rui Faria-n më shumë se këdo tjetër. Dhe tani që ai është larguar dhe nuk është më në krah të tij nuk dihet se çfarë mund të ndodhë… Jose është… jashtë kontrollit”.

Sjellja e çuditshme e javëve të fundit duket se i jep të drejtë burimit anonim.

Related posts

LIVE/ Liga e Kampionëve: Interi e Barcelona premtojnë spektakël, sfida zjarri në Napoli e Dortmund

Isa.Autor

“EURO 2020″/ McGregor përfiton nga një rrëmujë në zonë dhe ndëshkon Kroacinë me një “PERLË” VIDEO)

Delo.autor

VIDEO/ 10 ndër golat më të bukur të Leo Messit

Q.Autor

Leave a Comment