Futboll Seria A Sport

DRIDHET JUVENTUSI/ Në Gjermani i zbulojnë kundërshtarët e Champions League

Me kampionatin që sapo ka filluar dhe pas debutimit të Cristiano Ronaldo-s, populli bardhezi po pret me padurim kthimin e Champions League, ku Juventus, kurrë si në këtë vit, besohet se do të jetë protagoniste. Shorti që do të hidhet 30 gushtin e ardhshëm në Montekarlo, do të vendosë përbërjen e grupeve të kompeticionit.

Në Gjermani, gjithsesi, kanë bërë disa studime në lidhje me kundërshtarët e mundshëm. Studimi i Mark Cilia Vincenti, i publikuar në BayernForum.com dhe nga “The Sun”, ka treguar se Juventus ka më shumë shanse të “peshkojë” një skuadër angleze në fazën me grupe. Tabela në fund tregon shanset e përballjes mes klubeve që janë në vazon e parë dhe ato që janë në të dytën.

Kjo tabelë i veçon shanset në bazë të kualifikimit ose jo të Benfica-s, i vetmi klub që mund të ndryshojë akoma ekuilibrat e shortit. Në çdo rast, sipas studimit, skuadrat që kanë më shumë mundësi të përballen me Juventus-in në Champions League janë ato të Premier League. Në rast se Benfica do të kualifikohet, duke dërguar kështu Liverpool në vazon e tretë, Manchester United dhe Tottenham do të ishin kundërshtarët më të mundshëm të bardhezinjve.

Nëse portugezët eliminohen, United, Tottenham dhe Liverpool do të kishin të njëjtat shanse për t’u përballur me Juventus-in (18%). Pas tyre vjen Borussia Dortmund, me 17.6% në rast se Benfica kualifikohet dhe 16.7% në rast se eliminohet nga Champions League.

Portugezët kanë barazuar 1-1 në ndeshjen e parë të luajtur kundër PAOK në shtëpi.

Related posts

Mbretëresha e Fitnessit ‘djeg’ Instagramin (Foto)

Sadik.Autor

EKZEKUTOHET ME…/ Roveshiata nga pishina që iu “vuri flakën” rrjeteve sociale (VIDEO)

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Trajneri italian në izolim, si e kalon ditën Sormani i Partizanit

Delo.autor

Leave a Comment