Sport Të tjera

Fuqia e goditjes së Justin Gaethje gjatë nokautit të James Vick, mori gjithë vëmendjen në ‘UFC 135’

Në Pinnacle Bank Arena të qytetit amerikan Lincoln, gjatë fundjavës është zhvilluar ‘UFC Fight Night 135’ që udhëhiqej nga meçi ndërmjet Justin Gaethje (19-2 MMA, 2-2 UFC) dhe James Vick (13-2 MMA, 9-2 UFC).

Ishte pritur që ky duel të mos mbyllej me vendimin e gjyqtarëve, mirëpo askush nuk kishte imagjinuar se do të përfundonte brenda 90 sekondash.

Vick konsiderohej si një favorit i lehtë përballë kundërshtarit të tij, mirëpo përjetoi një humbje të rëndë me nokaut.

Me një goditje me dorën e majtë, Gaethje fillimisht ia largoi gardën rivalit të tij dhe pastaj me të djathtën e rrëzoi në tokë.

U deshën disa minuta që 31-vjeçarit James Vick t’i kthehej vetëdija dhe të çohej në këmbë.

Me këtë triumf, Gaethje fitoi bonus për performancën e mbrëmjes, njësoj si Eryk Anders, i cili e nokautoi kundërshtarin e tij, Tim Williams, në fund të raundit të tretë me një goditje me këmbë që njihet si “goditje futbolli”.

Në evenimentin ‘UFC Fight Night 135’ u zhvilluan në total gjashtë meçe, në mesin e të cilëve edhe përballja ndërmjet Michael Johnson dhe Andre Fili. Veterani Johnson fitoi pas vendimit të gjyqtarëve.

Related posts

LIVE/ Kukësi-Skënderbeu: Drithërima në portën e korçarëve, e pabesueshme çfarë humbet Dzaria (VIDEO)

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Flamurtari-Laçi. Rezultati 3-3

Delo.autor

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Real Sociedad-Barcelona. Rezultati 1-6

Delo.autor

Leave a Comment