Futboll Seria A Sport

Futbolli Europian/ Ndeshjet më interesante të ditës së sotme në Angli, Spanjë dhe Itali

Futbolli Europian po “ndizet” me të gjitha fuqitë e tij, me kampionatet kryesore që kanë nisur në mbarë kontinentin.

Ndërkohë sot luhen një sërë ndeshjesh mjaft interesante në Premier League, Serie A dhe La Liga. Kështu në ishull veçohet transferta e Manchester United ndaj Brighton & Hove Albion ndërsa kampionët e City presin Huddersfield në “Etihad”.

Në Itali bie në sy përballja mes Torinos dhe Romës, ku vëmendja do të jetë në formën e kryeqytetasve që shihen si rivalë potencial të Juventus në luftën për titull. Po ashtu me interes pritet edhe debutimi i Interit të Spalletit përballë Sassuolos, me zikaltërit që janë përforcuar ndjeshëm në merkato.

“Qershia mbi tortë” vjen nga Spanja, me Real Madrid që do zbresë në fushë ndaj Getafes, me synimin e vetëm të lë prapa krahëve humbjen në derbi me Atletico-n në Superkupën e Europës.

Related posts

SFIDA NDAJ SKËNDERBEUT/ Daja: Do të përpiqemi ta godasim aty ku ka pikat e dobëta, jemi në një…

Delo.autor

PREKËSE/ AMANETI I PAZAKONTË i tifozit të ndjerë: Në vend të luleve, sillni golat e…

Isa.Autor

Dele Alli shkëlqen në fitoren e Tottenhamit kundër Chelseat, futbollisti anglez zgjidhet në formacionin e javës në Premierligë

Sadik.Autor

Leave a Comment