Futboll Seria A Sport

STRAKOSHA pas humbjes me NAPOLIN: Mos e bëni TRAGJEDI, edhe JUVENTUSI…

Thomas Strakosha e ka nisur sezonin si titullar në ndjeshjen kundër Napolit. Lacio e humbi takimin edhe pse shënoi e para me të zakonshmin Imobile. Përballë tij, portieri i kombëtares kishte Hysajn.

Megjithatë Strakosha nuk e bën dramë këtë humbje të parë dhe mendon se ekipi do të përmirësohet. “ Ne dominuam për 30 minuta në pjesën e parë, por pastaj u ndjemë të lodhur. Napoli u rrit falë cilësive që ka në ekip dhe na shënoi. Goli i tyre në pjesën e dytë na preu këmbët.

E kërkuam një gol por nuk erdhi. Megjithatë, nuk duhet të kërkojmë alibi, por as ta kthejmë në tragjedi, pasi është vetëm java e parë. Të shtunën na pret Juventusi. Me të gjitha ekipet mund të fitosh dhe të humbasesh. Edhe Juventusi nuk do të jetë në maksimum, si të gjithë ekipet e tjera. Nuk duhet të mendojmë për të kaluarën”, u shpreh portieri i kombëtares sonë për mediat italiane.

 

Related posts

PSG-MANCHESTER UNITED/ Tuchel rigjen yjet, ekipi i Solskjaer i copëtuar (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Juventus pretendon për penallti, gjykojeni vetë nëse ka kontakt brenda zonës

Q.Autor

REKORDI/ Udhëtoi 1.500 km për të mbështetur ekipin e zemrës, kileni synon çmimin e FIFA-s

Isa.Autor

Leave a Comment