Futboll Seria A Sport

GËZOHET PANUCCI/ Dëmtimi i Varnier mban GJIMSHITIN tek ATALANTA

Berat Gjimshiti mes Atalantës dhe Krasnodarit në Rusi. Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare po vijon stërvitjen nën urdhrat Gasperinit te bergamaskët, por ka dyshime rreth të ardhmes së tij. Drejtuesit e Atalantaës ishin gati për ta lejuar që t’i bashkohej skuadrës ruse, me të cilin futbollisti ka marrëveshje verbale, por dëmtimi i qendërmbrojtësit Varnier ka bërë që të bëjnë prapakthehu, të paktën për momentin. Qendra e mbrojtjes, në rast largimi të Gjimshitit, do të mbetej zbuluar, pasi nuk do të kishte alternativa të besueshme në stol në momentet e pezullimeve apo dëmtimeve të mundshme të titullarëve.

Vetëm nëse Atalanta do të blejë një tjetër qendërmbrojtës, atëherë Gjimshiti do të ishte i tepërt në organikë. Pavarësisht se Gasperini nuk ka ndonjë simpati të veçantë për shtatlartin shqiptar, do të jetë i detyruar që ta mbajë në organikë për aq kohë se nuk do të ketë blerje te reja për repartin e pasmë.

Related posts

BARCELONA MERR LAJMIN E KEQ/ Aguero mungon 10 javë, shtohen shanset për qëndrimin e Manajt

Delo.autor

VENEZIA-JUVENTUS/ Pas një krosimi në zonë, Morata ndëshkon për “Bardhezinjtë”. Ndërhyn VAR dhe… (VIDEO)

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Schalke

Q.Autor

Leave a Comment