Futboll Seria A Sport

GJASHTË GOLA PËR 1 PIKË/ Roma ndalet nga Atalanta në “thrillerin” e së hënës (VIDEO)

Roma është ndalur nga Atalanta në Olimpico teksa nuk ka shkuar më shumë se një barazim 3-3. Roma e nis ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme teksa kalon në avantazh që në minutën e 2’ me golin e javës. Javier Pastore shënon me thembër brenda zonës.

Por me kalimin e minutave Atalanta ambientohet me situatën dhe fillon të luajë shumë mirë. Si pasojë, Castagne barazon rezultatin në minutën e 19’, ndërsa Rigoni shënon një dopietë pa përfunduar akoma pjesa e parë dhe Roma befasisht ndodhet në një disavantazh të dyfishtë sa hap e mbyll sytë.

Pas pushimit skuadra e Di Francesco-s mundohet të reagojë dhe ia arrin me Florenzi-n në minutën e 60’, ndërkohë që ka shumë kohë në dispozicion për të përmbysur gjithçka. Por minutat kalojnë dhe Atalanta mbrohet mirë. Por Roma e surprizave arrin të barazojë në minutën e 82’ me Manolas i cili shfrytëzon më së miri një kros në shtyllën e dytë.

 

 

Related posts

Kjo nuk duhej, Liverpool i largohet ‘truri’ para sfidës kundër Romës

Sadik.Autor

A do të transferohet Alexis në “Stamford Bridge”? Conte ka pranuar se…

Q.Autor

LIVE/ Tirana-Luftëtari: E majtë fantastike nga Kobinah, Tirana barazon shifrat në limite (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment