Futboll Sport

E BUJSHME/ 100 milionë euro, gjiganti europian do të tentojë në janar yllin e Juventusit

Dushan Vlahoviç përfundon edhe në shënjestrën e Mançester Junajtid.

Pas sondazheve të bëra në merkaton e verës nga PSG-ja dhe Bajerni i Mynihut, tashmë është radha e Mançester Junajtid që të hyjë në skenë, duke parë se ndoshta bomberi ballkanas ka nisur që të lodhet nga ideja se Juventusi nuk po ngrihet për të dytin sezon me radhë në nivelet që kërkon historia e tyre.

Nga ana tjetër, edhe vetë Junajtid është në një periudhë tranzicioni, duke qenë se sezonin e kaluar nuk arriti që të kualifikohej as në Champions, por këto “aksidente” ekipet angleze dinë t’i kamuflojnë me gjënë e duhur, me dhjetëra e qindra miliona euro.

Siç raportojnë media angleze në kor, trajneri Erik ten Hag është aq i bindur te cilësitë e Dushan Vlahoviçit, sa te sulmuesi që Juventusi pagoi 70 milionë euro (plus 10 milionë bonuse) sheh edhe rivalin e duhur për spondën tjetër të Mançesterit (Sitit të Guardiolës), Erling Haland.

Dhe Junajtid jo vetëm që po flet me menaxhin e 22-vjeçarit Vlahoviç, por ka bërë gati edhe paratë me të cilat shpreson të turbullojë ujërat: 100 milionë euro Juventusit për kartonin dhe gjysmën e 26 milionë eurove që fiton në vit Kristiano Ronaldo aktualisht, për 5 vitet e para.

Shifra marramendëse këto për Juven në vështirësi ekonomike dhe Vlahoviçin, duke qenë se bëhet fjalë për dyfishin e asaj që fiton aktualisht në Torino, por se çfarë do të vendosë Dushan… Ndërkohë, pjesë e paketës së “Djajve të kuq” është bërë edhe numri 7, që mban në shpatulla Kristiano Ronaldo, që nga janari nëse portugezi vendos të largohet, ose verën e ardhshme kur lamtumira mes CR7-ës dhe Junajtidit është pak, por e sigurt.

Sigurisht që në pjatë janë një mal me para, por ndoshta kur bëhet fjalë për tratativa të tillë vështirë se ato funksionojnë dhe bëhen të mundura në merkaton e janarit, ndonëse sulmi i Ten Hagut ndaj Vlahoviçit do të nisë që në datën 1 janar, direkt pas rihapjes zyrtare të dritares së transferimeve.

Related posts

FORMACIONI PA SULMUESIN KALE/ Ja çfarë ndryshon në skemë trajneri Egbo…

Delo.autor

ZYRTARE/ Konfirmohet ndeshja ndaj kampionëve të Europës, Shqipëri-Itali do të luhet më…

F.autor

BROKOLI, MISH PULE DHE…/ Zbulohet dieta sekrete e Cristiano Ronaldos

F.autor

Leave a Comment