Futboll Premier League Sport

Gjesti FANTASTIK i portierit portugez/ Ja pse do mbajë numrin 11 mbi shpinë tek…

Portieri i Uolverhemptonit, Rui Patrisio, do të mbajë veshur fanellën me numrin 11 këtë sezon, si shenjë respekti për ish-portierin e klubit, numrin 1 Karl Ikeme. “Ujqërit” konfirmuan se portugezi do të mbajë fanellën me numrin 11 që ka veshur gjatë fazës përgatitore.

Numri 1 i sezonit të shkuar, Xhon Rudi, do të mbajë numrin 21, ndërsa portieri i tretë Uill Norris, 31. Patrisio, i cili u transferua nga Sportingu i Lisbonës pritej të mbante numrin 1 pas tërheqjes së Ikemes. Por, duke bërë një gjest të respektueshëm, Patrisio kërkoi që të vazhdonte të mbante numrin 11 dhe ta linte 1 vakant, në respekt të portierit nigerian të rritur tek Uolvesi, i cili e mbylli karrierën këtë verë pasi u diagnostikua me leucemi 13 muaj më parë.

Një idhull i tifozëve, Ikeme luajti 207 ndeshje për klubin. Dhe pavarësisht se tashmë po shërohet, ai vendosi që të tërhiqej përfundimisht nga futbolli për shkak se kimioterapia i shkatërroi imunitetin.

Related posts

MARRËVESHJA HISTORIKE/ Marijuana nuk është më e ndaluar në NBA, basketbollistët mund ta pijnë

F.autor

SFIDA NDAJ BYLIS/ Flet trajneri Daja: Filozofia e klubit është që përveç performancës së mirë, duhet të…

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Entuziazëm dhe acarim nervash në Izrael, shikoni sesi lojtari fiton ndeshjen (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment