Futboll Ligue 1 Sport

Eto’o befason me zgjedhjen, tregon Messin e dekadës së ardhshme

Kylian Mbappe do të jetë Lionel Messi i dekadës së ardhshme, sipas ish-sulmuesit të Barcelonës, Samuel Eto’o. Futbollisti ndërkombëtar i Kamerunit luajti me yllin argjentinas në “Camp Nou” nga viti 2004 deri më 2009 dhe pa nga afër talentin e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”.

Ai beson se Mbappe, i cili nënshkroi me PSG në formë huazimi fillimisht, nga Monako, vitin e kaluar, me një klauzolë 180 milionë euro, që do ta kalojë plotësisht në kryeqytetin francez, nga sezoni i ardhshëm, është i aftë të ketë mantelin e Messit.

“Ai është Messi i ardhshëm, nëse e menaxhon statusin e tij, nëse e kupton atë që po ndodh rreth emrit të tij, – ka thënë sulmuesi aktual i Konyaspor, i cili shënoi mbi 100 herë për klubin nga “Camp Nou”, duke folur për “France Football”. – Ka kaq shumë gjëra për t’u marrë parasysh, për të bërë një karrierë të madhe, të cilat nuk kanë të bëjnë fare me cilësitë e një futbollisti, sidomos për dikë të jashtëzakonshëm. Shpresoj që një ditë të mund të flas me të”.

Eto’o ka zbuluar një atribut të Messit, që mund ta frymëzojë talentin francez: “Kylian mund të nxjerrë frymëzim nga fuqia mendore mbinjerëzore e Leo Messit, të cilin e pashë në rritje te Barça. Ai vazhdon t’i bëjë ndeshjet të lehta, duke krijuar gjëra të jashtëzakonshme në çdo sekondë. Leo është unik, por mbeti ai fëmija i vogël, që zbulova në vitin 2004, me respekt dhe maturi. Të tjerët do të ishin çmendur, para se të ishin bërë si ai, një yll mbarëbotëror”.

Mbappe shpërtheu në skenën ndërkombëtare me Monakon, sezonin e kaluar, duke i ndihmuar të tijtë asokohe që të fitonin Ligue 1 dhe të arrinin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Adoleshenti francez ka shënuar 21 herë, në sezonin e tij të parë në “Parc des Princes”, si dhe ka dhënë 16 asiste. Nga ana tjetër, Leo Messi ka qenë në krye të kësaj loje për më shumë se një dekadë dhe ka fituar gjithçka. Ai ka një numër rekordesh me emrin e tij, përfshirë kryegolashënuesin e të gjitha kohërave të Barcelonës.

Related posts

FESTË E EGËR ME MODELE/ Talenti italian i tërbon të gjithë në Angli (FOTO)

Delo.autor

“MIRËSEVJEN NË PREMIER LEAGUE”/ Mesfushori i Manchester United tregon gjendjen e këmbës së tij (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

YLLI I REAL MADRID PËRGATIT LARGIMIN/ Zidane: Kam besim tek ai, shpresoj të kthehet shpejt

Delo.autor

Leave a Comment