Futboll Sport

GJITHMONË UNIKAL/ Ibra nuk ndal së habituri, REFUZON të luajë për LA Galaxy

Skuadra e LA Galaxy pësoi një humbje turpëruese sot në MLS, pasi u mund 5-0 në fushën e Seattle Sounders, një ndeshje e dobët për ekipin kalifornian, që në këtë sfidë nuk kishte në fushë disa nga yjet, si Alesandrini, Giovani Dos Santos e mbi të gjitha Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi suedez nuk është as i dëmtuar dhe as i pezulluar, por e vërteta është se nuk pranoi të zbriste në fushë, për shkak se terreni i lojës është me bar sintetik dhe jo natyral.

Një sipërfaqe e tillë solli dëmtimin e sulmuesit suedez në prill të 2017-ës, në gjysmëfinalen e Europa League, që e la jashtë fushave për më shumë se 8 muaj. “Mendoj se është e turpshme të luash në një sipërfaqe të tillë. Luajta vetëm 10 minuta në një fushë të tillë në Portland dhe ju garantoj se ka qenë terreni më i keq ku kam luajtur në jetën time”, ka shkruar Zlatan Ibrahimovic, që sqaron arsyen se përse nuk zbriti në fushë, nga frika e ndonjë dëmtimi tjetër.

Related posts

E BUJSHME/ U dëmtua në Champions, rikuperohet ylli i Juventus…

Delo.autor

EKSOD TEK GJERMANIA/ Mesfushori i “pancerave” drejt lamtumirës

Delo.autor

ARBITRI ITALIAN I SHTANG TË GJITHË/ Anulon një SUPER GOL nga mesfusha në “derbin” e shqiptarëve (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment