Champions League Futboll Sport

DE LIGT I DHUROI AJAXIT KUALIFIKIMIN/ Media spanjolle zbulon: Ka blerë “vrasësin” e Juventusit…

Matijas De Ligt, lojtari që shënoi golin e dytë me kokë mbrëmjen djeshme ndaj Juventusit, mund të quhet lojtari i Barcelonës, siç bën me dije spanjollja “ESPN”.

Flitet se marrëveshja është arritur dhe se Ajaxi nuk do të bëhet zyrtare, pasi skuadra është në një pikë shumë delikate të sezonit dhe duan, që vëmendje e lojtarëve të fokusohet te skuadra.

Përsa i përket shifrave, Barcelona pritet të japë për De Ligt, plot 80 milionë euro, plus bonuset, të cilat do të bëhen të ditura kur lojtari të zyrtarizohet.

Barcelona ka zgjedhur të punojë me shumë kujdes, duke mos bërë bujë.

Kështu katalanasit kanë firmosur një marrëveshje me holandezët, duke dashur të shmangin konkurrencën e madhe që kanë nga Juventusi dhe Bayerni.

Related posts

GABIMI NË SUPERKUPËN E EUROPËS/ Sipas rregullores së re, penalltia e Chelseat duhej përsëritur (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Starton ndeshja Barcelona-Villarreal

Delo.autor

PESË SHKARKIMET E BUJSHME TË 2018/ Njihuni me trajnerët që “dështuan” të përmbushnin misionin

Delo.autor

Leave a Comment