Futboll Sport

REVOLUCION TEK “CHELSEA”/ Sarri shkatërron rregullat e Conte-s

Chelsea i Maurizio Sarri është ende një kantier i hapur dhe është e paevitueshme, pasi tekniku italian ka marrë drejtimin e ekipit vetëm një muaj më parë. Impostimi i tij taktik gradualisht po asimilohet nën lëkurën e Bluve, por revolucioni i ish-trajnerit të Napolit nuk prek vetëm mënyrën e lojës. Kontrasti me paraardhësin e tij mund të konstatohet edhe nga mënyra dhe marrëdhënia e krijuar me futbollistët, sidomos në këndvështrimin e rregullave dhe disiplinës. Është “The Telegraph” ai që zbulon strategjinë e Sarri-t për të krijuar një klimë më pozitive në skuadër.

Dietë dhe grumbullim – Në ndryshim nga Antonio Conte, tashmë ka rregulla shumë më pak shtrënguese. Natën përpara ndeshjeve të darkës në shtëpi, nuk do të ekzistojë më detyrimi për tu grumbulluar në hotelin Chelsea Harbour. Një masë kjo që ishte konsideruar nga futbollistët si shumë negative, ndërkohë që tani do të mund të flejnë në shtëpitë e tyre, për tu bashkuar me skuadrën në mëngjesin e ditës së ndeshjes. Një tjetër aspekt shumë i rëndësishëm i revolucionit të Sarrit është edhe dieta ushqimore. Sarri ka zgjeruar tipologjinë e ushqimeve në mensën e kompleksit stërvitor, duke thyer të tjera barriera të krijuara nga Conte. Sipas të përditshmes angleze, ish-trajneri i Napolit, me këtë revolucion po tenton të përmirësojë klimën në dhomat e zhveshjes, për të lehtësuar asimilimin e filozofisë së tij futbollistike.

Related posts

“LUFTA” PËR NJË VEND NË EUROPË/ Ish-lojtari i Laçit paralajmëron: Nuk i zëmë besë…

Delo.autor

POLEMIKAT PËR ÇËSHTJEN “HYSAJ”/ Presidenti Duka: Disa tifozë kanë humbur logjikën, është absurde

Delo.autor

POZON NUDO/ Sabrina Raissa: “Bomba” SUPER SEKSI që nuk e fsheh simpatinë për… (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment