Futboll Seria A Sport

Goli në 4 minuta/ HIGUAIN vendos rekord kuqezi duke mundur finalizimin e TAARABT

Në 30 vitet e fundit, Milani ka pasur shumë sulmues të mirë në dispozicion, por askush nuk kishte qenë kaq i shpejtë duke shënuar në ndeshjen e parë ashtu si bëri Gonzalo Higuain, edhe pse një miqësore.

“Pipita” udhëheq këtë renditje të veçantë të Milan TV, pasi i janë dashur vetëm 4 minuta për të “lagur” debutimin me fanellën kuqezi, me një gol të bukur të shtunën në “Santiago Bernabeu” ndaj Real Madridit.

Në vend të dytë është Hernan Krespo (Lenjano-Milan 0-5 e vitit 2004), që u mund nga Higuain vetëm për 2 minuta (shënoi pas 6’). Në të njëjtën distancë, me 8 minuta, në podium edhe Marko van Basten (Solbiateze-Milan 0-7 e vitit 1987).

Në vend të katërt, Filipo Inzagi (Vareze-Milan 1-2 e korrikut 2001) me 13 minuta dhe Andrej Shevçenko (Milan-Bajern Mynih 2-0 e gushtit 1998) me 78 minuta.

Related posts

“PO TË JETOSH NË KORÇË E KUPTON SE…”/ Trajneri Ahmataj: Ja çfarë nuk shkoi ndaj Vllaznisë

Delo.autor

TRAGJIKE/ Boksieri i njohur vdes në ishullin e Korfuzit

Isa.Autor

HYN NË GARËN E MERKATOS SË VERËS/ Bayerni gati 120 milionë euro për sulmuesin…

Delo.autor

Leave a Comment