Futboll Seria A Sport

Gruaja e Sorrentinos sulmon Juven/ Mund të jeni kampionë, por jo qenie…

Stefano Sorrentino mesa duket e ka falur Ronaldo-n për incidentin që pati në fund të ndeshjes, por jo gruaja e tij. Portieri 39-vjeçar është goditur nga Cristiano Ronaldo pak para se Juve të shënonte golin e fitores. Sorrentino ka dalë nga fusha me barelë duke u transportuar në spital.

Ai e ka marrë me të qeshur, por gruaja e tij jo: “U mundova të mos flisja dhe të fokusohesha te ajo që kishte më shumë rëndësi, familja ime.

“Gjithsesi, nëse kampionët duan të cilësohen si të tillë, në radhë të parë duhet të tregojnë se janë qenie njerëzore. Më vjen keq, por nuk mund t’i admirojë këta kampionë.

“Unë admiroj burra të vërtetë, si Tomovic që i dha ndihmën burrit tim teksa ai kishte humbur ndjenjat.

“Faleminderit atyre që kanë zemër, humanistet, dinjitet dhe principe. Turp t’u vijë atyre që ofendojnë, kritikojnë dhe festojnë ose më keq shohin nga larg dhe më pas largohen.”

Related posts

E GJITHË BOTA NË PANIK PËR ERIKSEN/ “Twitter” del jashtë funksionit nga fluksi i madh kërkimeve (FOTO)

Delo.autor

OZIL DREJT LARGIMIT NGA ARSENAL/ E ardhmja e “fantazistit” gjerman në Turqi tek klubi…

Delo.autor

KUKËSI-WOLFSBURG/ Verilindorët japin “shkëndijën” e parë, portieri ndal predhën e Telushit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment