Futboll Premier League Sport

HALLE PA FUND/ Morata bëhet portier pa dashje, bota e internetit e masakron (VIDEO)

Alvaro Morata nuk ka një marrëdhënie aspak të mirë me rrjetet sociale. Këtë vit ka shënuar dy gola në derbin kundër Arsenal, por kritikët e tij ishin gati të godisnin, në pritje të momentit të duhur. Moment që ka ardhur në minutën e 45-të të ndeshjes Chelsea-Newcastle.

Spanjolli, në fakt, ka gabuar rol, sepse pak sekonda para fundit të pjesës së parë ka bërë një pritje shumë të bukur, duke i mohuar golin shokut të tij të skuadrës, Azpilicueta. Bota e internetit është përmbytur menjëherë nga mesazhe të shumta, që kishin në shënjestër ish-lojtarin e Juventus.

Nga “më mirë si mbrojtës se si sulmues” te disa fyerje të tepruara kundrejt spanjollit, i cili nuk konsiderohet i përshtatshëm për lojën e Sarri-t. Më pas, kur Morata është zëvendësuar në pjesën e dytë nga Giroud, komentet kanë vazhduar duke theksuar si sulmuesi, i blerë nga Chelsea sezonin e kaluar për rreth 60 milionë sterlina, nuk ka shkëlqyer në fushën e lojës.

Për fatin e futbollistit, ndeshja është mbyllur me një fitore të Chelsea-it, të arritur falë një penalltie dhe një autogoli. Kështu, “pritja” e spanjollit nuk ka ndikuar te rezultati final, por ka qenë një tjetër sinjal se sulmuesi nuk po përshtatet në Londër.

 

Related posts

Hidhet shorti në FSHF, ja çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë

Sadik.Autor

Newcastle pret Manchester Cityn, kërkon një fitore që mungon prej 12 vitesh

Q.Autor

“PIKANTET” SHQIPËRI-SAN MARINO/ Rejën e tërbojnë fintet e Manajt, tifozët “mërziten” nga golat e shënuar

Delo.autor

Leave a Comment