Futboll Sport

HARMONI TOTALE/ Milani përgatitet për Napolin: Çalhanoglu mbledh ekipin në PISHINË

Hakan Çalhanoglu do të jetë mungesa e madhe e Milanit në ndeshjen e parë sezonale në kampionat. Turku i skualifikuar duhej të shlyente pezullimin për një ndeshje ndaj Xhenoas, por shtyrja e sfidës e detyron të mungojë të shtunën në mbrëmje ndaj Napolit. Duke përfituar nga seancat stërvitore që në tri ditët e para të javës janë zhvilluar vetëm paradite, numri 10 kuqezi ka organizuar një “grumbullim” në pishinën e shtëpisë së tij.

Të ftuar disa lojtarë të skuadrës si Kutrone, Mauri e Kalabria, teksa në foton e postuar në rrjete sociale spikasin edhe dy prurje të reja, si Diego Laksalt dhe Samu Kastijeho. Gjithmonë e më shumë njëri skuadre, turku një ditë më parë u fotografua në stërvitje duke bërë humor me Gonzalo Higuanin, ndërsa dje ishte Frenk Kesi që me një foto me Çalhanoglunë “shpikte” Kesioglu-n, një lloj poze ku dy miqtë lidhin duart në formë zemre.

Xhenaro Gatuzo, që në zbarkimin e tij, ka folur për forcë të grupit dhe duke parë postimet e fundit, kuqezinjtë duken më të bashkuar se kurrë, teksa forca e tyre do të vihet realisht në provë vetëm të shtunën ndaj Napolit.

Related posts

KËRKON TË PËRFORCOJË SULMIN/ Milan bën lëvizjen e papritur, zëvendëson Ibrën me yllin e Napolit…

Delo.autor

I BEFASON TË GJITHË/ Mesfushori Kroos: Messi nuk e meritonte finalen e “The Best”, çfarë bëri?

Delo.autor

ZHYTET NË KRIZË PAS DISFATËS TORINEZE/ Bakayoko “trazon ujrat” tek Milani, Gatusso merr vendimin drastik për ekipin

Delo.autor

Leave a Comment