Futboll La Liga Sport

HUMBËN SUPERKUPËN/ ANALIZA: Largimet e RONALDOS dhe ZIDANE e ka lënë të çalë REALIN

Vetëm 120 minutat e para të epokës “Lopetegui” kanë mjaftuar për të shkaktuar një ortek dyshimesh rreth fazës së re të Real Madridit. Debakli në Superkupën Europiane kundër Atletico Madrid e shtyn Florentino Perez të nxitojë në merkato, për të luftuar për nënshkrime të reja.

Ndjenjat e këqija, të lëna te të bardhët në Estoni, janë evidente. Përveç nxitjes së disa titujve, shtypi ndërkombëtar sportiv është i qartë se largimi i Cristiano Ronaldos dhe Zidanes e ka lënë të çalë Real Madridin.

Për më tepër, mediat botërore kanë rënë dakord në një pikë, duke nënvizuar meritat e Diego Simeone, skuadra e të cilit ishte në gjendje, më në fund, për ta mposhtur rivalin e të njëjtit qytet në një duel europian. “Colchoneros” i kanë monopolizuar lavdërimet e mediave, sidomos Diego Costa, që ishte vendimtar në fitoren e Atletico Madrid.

Ja disa nga qëndrimet dhe konluzionet e mediave të njohura europiane pas Superkupës së Europës:
AS: “Atletico Madrid shërben i një periudhë reflektimi për kopracinë e Florentino Perez në merkato. Atletico ka një titull më shumë dhe një projekt; Lopetegui ka disa kërkesa urgjente…”

Tomás Roncero (periodist spanjoll): “Kjo lojë tregoi se Real Madridi ka humbje të pabesueshme, bën gabime të papërshtatshme dhe të klasit botëror (në golin e parë). Ramos dhe Varane bëni një dhuratë për Diego Costa. Në pjesën e dytë, Marcelo, konfirmoi se sa e mirë është situata te të bardhët. Në kohën shtesë, Varane ka qenë jashtë formës, është e qartë. Duhet të gërmosh xhepin dhe të nënshkruash një “vrasës” të zonës. Cristiano dhe Zidane janë zhdukur, kjo do të kushtojë, do të dëmtojë. Me siguri të vjen keq, por në futboll nuk mund të shikosh prapa”.

MARCA: “…Ndryshimet e vënë në dyshim Real Madridin. Është verë, gusht, ditë për të menduar për gjëra të tjera, por në “Santiago Bernabeu” po shfaqet një frenim, që ndoshta nuk e kanë pritur deri pak më shumë se një çerekore para përfundimit të Superkupës së Europës. Marcelo bën një dhuratë të panevojshme, megjithatë, Problemi është në zyra dhe në bankë. Historia pas Cristiano Ronaldos nuk ka marrë një fillim të mirë për Real Madridin”.

El Chiringuito: “Goditet Real Madridi”.

Gazzetta Dello Sport: “Pa Cristiano Ronaldon nuk është më i njëjti Real Madrid. Të mëdhenj u shfaqën “Colchoneros”. Nëse dita e mirë duket që në mëngjes, Real Madridi pa Cristianon do të ketë shumë probleme. Atlético mundi rivalin e urryer, Reali ishte një fatkeqësi”.

L’Equipe: “Atletico Madrid e ka fjalën e fundit në Superkupën Europiane. Ky Real Madrid ka ndryshuar shumë, pa CR7 dhe Zidane. Reali ka marrë një goditje në kokë”.

Record: “Post-Ronaldo i dhimbshëm për Real Madridin: është fundi i një serie të pabesueshme”.

A Bola: “Atletico bën të madhin para Real Madridit dhe merr Superkupën”.

Olé: “Superkampioni është Cholo”.

Related posts

“LUFTËTARI SKUADËR E SHUMË E MIRË”/ Trajneri Egbo: Synojmë të marrim fitoren e radhës, në fund…

Delo.autor

Bolt transferohet në Norvegji, “gradohet” kapiten

Sadik.Autor

TUNDOHET ANCELOTTI/ Gjiganti i Premierligës ofron super ofertë për trajnerin italian

Sadik.Autor

Leave a Comment