Futboll Premier League Sport

HUMBJA E TURPSHME/ Pochettino merr LAJMIN E MIRË para fillimit të Premier League

Humbja e turpshme 4-1 ndaj Girona në miqësoren e fundit në prag të fillimit të Premier League ka qenë një këmbanë alarmi për skuadrën e Tottenham, që duket se nuk është ende gati për sezonin e ri. Lajmi i vetëm i mirë për trajnerin Mauricio Pochettino ka ardhur sot, pas fillimit të stërvitjes nga disa prej titullarëve, që ishin ende me pushime për shkak të Kupës së Botës. I pari që ka mbërritur në stërvitje ka qenë portieri titullar Hugo Lloris, kampioni i botës me Francën.

Nuk dihet ende nëse Lloris do të jetë në portën e Tottenham ditën e shtunë, në ndeshjen që do të luajë ndaj Newcastle, ashtu sikurse në dyshim është edhe prania e 5 lojtarëve të kombëtares britanike, që kanë pak ditë që kanë nisur stërvitjen. Harry Kane, Dele Alli, Kieran Tripper, Eric Dier dhe Danny Rose kanë filluar me vonëse fazën përgatitore, por nuk dihet nëse do të luajnë apo jo ditën e diel, ashtu sikurse edhe belgët Jan Vertonghen, Toby Alderweireld and Mousa Dembele.

Related posts

IA KALOI RAMOSIT ME PREZENCA/ Ronaldo: Krenar për rekordet me Portugalinë

Delo.autor

REAL MADRID-AJAX/ “Los Blancos” ngushton shifrat, shënon Asensio

Delo.autor

Chelsea ofron 135 milionë euro për Asension

Q.Autor

Leave a Comment