Futboll Ligue 1 Sport

HUMBI POZICIONIN E TITULLARIT/ PSG pranon largimin e Cavanit, habit me zëvendësuesin e tij

PSG ka pranuar largimin e Edinson Cavanit nga skuadra franceze. Ekipi kampion i Francës donte të mbante sulmuesin kryesor deri në fund të sezonit, por uruguiani nuk dëshiron të qëndrojë duke qenë se humbi pozicionin e titullarit kundrejt Mario Icardit.

Shtatlarti dëshiron të kalojë te skuadra e Atletico Madridit. “El Cholo” e pret me padurim lojtarin, pasi ka vuajtur në sulm këtë sezon. Joao Felix nuk po justifikon shifrën e paguar prej madrilenëve dhe drejtuesit duan lojtarin.

Francezët nga krahu tjetër kanë gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij. Ata duan të afrojnë në skuadër sulmuesin e Arsenalit, Aubameyang. Gabonezi nuk dëshiron që të qëndrojë më tek anglezët, pasi nuk luan as në Europë. Afrikani ia ka bërë të qartë drejtuesve që do të largohet. Telesport

Related posts

E PABESUESHME/ Buzëqesh Perez: REALI vlen më shumë pa RONALDON

Isa.Autor

SITUATË ALARMANTE PËR IBRËN/ Rrezikon të humbasë ndeshjen e parë të kampionatit

Delo.autor

PO SHKËLQEJNË NË TURQI/ Gol shqiptarësh, Topalli dhe Etemi i japin fitoren Istanbulspor (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment