Futboll Seria A Sport

Humbja ndaj Sasuolos/ Spalletti justifikohet: E ka fajin fusha, ishte e lehtë ta humbisje topin

Interi u mposht nga Sasuolo në ndeshjen e parë të kampionatit me rezultatin 1-0. Një humbje e papritur për zikaltërit, të cilët kanë pretendimet e tyre këtë sezon. Në prononcimin pas ndeshjes, tekniku i zikaltërve, Luçiano Spaleti veç të tjerave, ka treguar se një faktor që ndikoi në këtë humbje ishte dhe fusha e Sasuolos, e cila si pas trajnerit nuk ishte e përshtatshme.

“Është folur në fund të ndeshjes me të gjithë, ashtu si bëhet, ndaj gjithçka në rregull. Do të përqendrohesha te ndeshja dhe jo dialogu që pata me ekipin. Sasuolo luajti mirë, ishte i aftë që goditi në kundërsulm, por ishte më e lehtë të humbisje topa me këtë fushë të sotme, që nuk më pëlqeu aspak. Fusha ndikon dhe ata e njohin mire. Shënuan penallti dhe fituan falë saj, nuk mund të them më shumë. Djemtë më pëlqyen, bënë lojën e tyre. Disa elementë duhet të përmirësohen”, u shpreh ai.

Related posts

BROJA E BËRI “MEME”/ Ronaldo i merr Meguajër shiritin e kapitenit te Junajtid

Delo.autor

Kjo është shuma që Ronaldo pagoi për t’i shpëtuar burgut

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Ramsey ka kryer vizitat mjekësore për Juventusit, ja detajet e kontratës

Delo.autor

Leave a Comment