Futboll Seria A Sport

TRIUMFON NË “ALLIANZ STADIUM”/ Ronaldo i “dhuron” fitoren Juventus me dopietë

Cristiano Ronaldo, Cristiano Ronaldo, Cristiano Ronaldo! Juventusit i mjafton portugezi për të kaluar me vështirësi Parmën me rezultatin 2-1. Ylli i ekipit e ka nisur 2020 me shumë vrull, pasi dhe në ndeshjen e sotme tregoi se ka diçka më shumë se të gjithë lojtarët e tjerë dhe jo më kot ka 5 topa të artë.

Goli i parë i shënuar në minutën e 43′ pati dhe fatin brenda, pasi Ronaldo shmangu dy mbrojtës dhe goditja e tij përpara se të shkonte në portë u devijua.

Një ndryshim fatlum trajektoreje, me sferën që përshëndeti rrjetën për 1-0. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta nisi me golin e Parmës.

Miqtë shënuan në minutën e 55′ me Corneliusin. Lojtari fitoi një duel ajror dhe ndëshkoi “Zonjën e Vjetër” për 1-1.

Barazimi nuk zgjati shumë, pasi Ronaldo realizoi të dytin vetëm pas 3 minutash. Ai mori një top brenda zonës nga Dybala dhe nuk fali duke e dërguar në rrjetë për 2-1. Juventusi shkëputet me 4 pikë nga Interi i vendit të dytë dhe skuadra e Sarrit rifiton qetësinë.

Related posts

LIVE/ Porto-Liverpool, nis sfida magjike

Delo.autor

PAS SHORTIT PËR BOTËRORIN 2022/ Trajneri Reja: Ky është grupi më i keq që mund të na binte, ideale do ishte…

Delo.autor

“EURO 2020″/ Tronditen “Pancerat”, mbrojtësi Hummels shkakton autogol. Franca në festë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment