Futboll Seria A Sport

Humbja ndaj Tottenham/ Gattuso i thur “elozhe” SUSOS, COLHANOGLUS dhe MAHNITET nga…

Gennaro Gattuso , trajneri i Milan-it, ka folur për mikrofonat e kanalit kuqezi “Milan TV” pas humbjes 1-0 kundër Tottenham në “Bank Stadium” të Minnesotas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në ndeshjen e dytë të International Champions Cup 2018.

Trajneri shprehet i kënaqur nga skuadra, ndërsa për humbjen e ka deklaruar të merituar për shkak se skuadra ka luajtur mirë, por finalizimi mbetet çështje për t’u zgjidhur: “Ka qenë një ndeshje e bukur, mbi të gjitha pjesa e parë. Krijuam shumë, besoje humbja ishte e merituar për atë që unë pash në fushë. Kemi pasur shenja të mija, kam parë një skuadër krijuese. Skuadra më ka pëlqyer edhe më shumë bazuar te ndeshja kundër United. Jam i kënaqur nga prezantimi”.

Jesus Suso – “Nuk është dikush që i shpik gjërat vetë. Po bën mirë dhe kjo është edhe për shkak të meritës së grupit që e vendos në kushtet e duhura për të dhënë më të mirën. Në këtë moment po bën mirë. Për ne është i rëndësishëm. Është lojtar që mund të jetë kualitativ”.

Hakan Çalhanoğlu – “Vendoset mirë në fushë. Më pëlqen në rolin që bën, edhe pse në atë pozicion duhet të gjuajë më shumë në portë, të vendoset më përpara”.

Alen Halilović – “Me topin në këmbë është shumë i zoti. Është ende në fazë tranzicioni, duhet të përmirësohet, por kur mban topin është pak a shumë i ngjashëm me Suso-n. Mund të bëjë mirë edhe në qendër. Nëse punojmë mirë me Alen, mund të bëjë gjëra të mira”.

Franck Tsadjout – “E ka merituar që të jetë në fushë. Duhet të vijojë kështu sepse ka kualitet për të qenë lojtar”.

Related posts

MOTO GP/ Yamaha zbulon sekretet: Kujtuam se Rossi do të garonte në “Formula 1”, prandaj…

Delo.autor

E pëlqen BARCELONA/ Ajax mer këtë VENDIM për talentin De Jong

Sadik.Autor

“FANTAZISTI” PO SHKËLQEN ME “DJALLIN”/ Akordi Milan-Calhanoglu, ja shifra që pritet të përfitojë mesfushori turk…

Delo.autor

Leave a Comment