Bundesliga Futboll Sport

I DHA KUPËN E BOTËS GJERMANISË/ GOTZE vetëm zgjedhje e dytë për Favre tek Dortmundi

Ai ka festuar fitoren 4-1 ndaj Leipzig bashkë me kolegët e tij përpara Murit të Verdhë, ngriti duart lartë, ishte përkrah blerjeve të reja Hakimi dhe Dahoud. Por Mario Gotze nuk kishte luajtur asnjë minutë dhe ka qëndruar gjatë gjithë ndeshjes në pankinë.

Gajtë fazës përgatitore në Amerikë Gotze ka bindur, këtë e ka pranuar edhe vetë trajneri i ri. Herë pas here Favre e ka shtyrë të bëjë më shumë, ka eksperimentuar me të në rolin e nr. 6, madje në Vjenë ishte kapiten. Por me kalimin e kohës ai u dobësua.

Gjatë ndeshjes së Kupës së Gjermanisë ndaj Furth, Gotze ishte akoma titullar, duhet të dilte nga loja në minutën e 63’ për shkak të një ndeshjeje të dobët.

Dhe gjatë ditëve që vijuan deri në ndeshjen me Leipzig ai nuk e ka bindur trajnerin Favre. Ai ka futur në fushë Witsel, Delaney dhe Dahoud. Plani ishte i suksesshëm, Dortmund fitoi me lehtësi.

Gotze ka konkurrencë te Dortmund, por nëse shkëlqen përsëri në stërvitje, do të bëhet përsëri zgjedhja e parë e trajnerit.

Related posts

NGA MAKTHI NË HAJMALI/ Sassuolo ndryshon të ardhmen e Gattusos, MILANI gati për…

Isa.Autor

SFIDA FINALE NDAJ ITALISË PËR “EURO 2020″/ Mbrojtësi Stones: Ne duam fitoren. Sterling? Ja pse ishte penallti

Delo.autor

VAZHDON ME FITORE/ Solskjaer kalon me sukses testin ndaj Tottenhamit

Delo.autor

Leave a Comment