Futboll Seria A Sport

I JASHTËZAKONSHËM/ Kluivert e bën Romën të ëndërrojë, ai vetë dëshiron një…

I gjatë, i mbushur me tatuazhe, “rebel” brenda dhe jashtë fushe, kaq shumë sa ka njohur edhe burgun. Morali: shembulli i marrë nga presidenti nuk është ai që mund të jepet sportistëve të rinj, por vetëm atyre të talentuarve, që për një arsye apo një tjetër kanë bërë një rrugë shumë të shkurtër.

“E di se cilin më kujton? – ka thënë James Pallota për të përzgjedhurin e tij Justin Kluivert. – Allen Iverson. Në mënyrën si i lë kundërshtarët në vend, si ndryshon drejtim. Ka të njëjtën cilësi.”

Sa për të prekur të pasionuarit pas basketbollit, ish-ylli i NBA, nga viti 1998 deri në vitin 2005 luajti me Philadelphia, ku për katër sezone fitoi titullin e pikëshënuesit më të mirë në kampionatit amerikan.

Pseudonimi i tij tregon gjithçka: “The Answer”, “Përgjigja”. Kjo ishte ajo që përfaqësoi Kluivert për Roma në transfertën e Torinos, kur në minutat që pati në dispozicion e shpalosi të gjithë repertorin e tij, derisa dha edhe asistin vendimtar.

Ai vrapoi shumë pas golit duke shkuar të festonte me Dzeko, njeriu që ishte bashkë-progatonist me boshnjakun. Gjithsesi, 19-vjeçari, që tani është bërë idhuj i tifozëve të AS Roma. Eshtë ai njeriu i momentit në kryeqytetin italian dhe që tregon për preferencat e tij jashtë fushe: “Më pëlqen tenisi, i preferuari im është Nadal, ndërsa nga muzika më pëlqejnë Jay-Z, Kanye West dhe Drake”.

Në “Casal Palocco”, lagjja ku ka vendosur të jetojë, është dëgjuar rap me volum të lartë, mendohet se kjo mund të vijë nga shtëpia e Kluivert.

Por deri në fund të sezonit komshinjtë mund të shohin edhe diçka të re, një Lamborgini të bukur në lagjen e tyre. Kjo është dhurata që presidenti i ka premtuar, nëse do të arrijë të shënojë dhjetë gola.

Në fillim, Pallotta i tha se pas golit të dhjetë do t’i dhuronte një “Mercedes”, por vendosi ta rrisë shpërblimin, i mahnitur nga holandezi.

“Endrra ime ka qenë gjithmonë të luajë te Barcelona, sepse atje ka luajtur babai im, por këtu te Roma jam shumë mirë.” Aq më mirë kështu, sepse tifozët duan të shijojnë sa më shumë këtë “fëmijë të talentuar” që tanimë është edhe pjesë e kombëtares holandeze.

Related posts

AKUZON HAPUR PËR NDRYSHIMET TEK VAR/ Presidenti i UEFA-s: Po shkatërrohet sezoni i një klubi për 1 centimetër!

Delo.autor

PËRFITIMET/ 300 milionë euro arkëtime, ja cila skuadër e Serisë A ka shitur më mirë se të gjithë

Delo.autor

KAMZA-TIRANA/ Formacionet: Bardheblutë duan “kthesën”, Duro surprizon me titullarët

Isa.Autor

Leave a Comment