Futboll Seria A Sport

Igli Tare PREZANTON Valon Berishën: Një luftëtar, që nuk dorëzohet kurrë

Blerjet e Lacios në merkaton e verës kanë komentuar ditët e tyre të para me klubin bardhekaltër, kanë folur për ambientin dhe objektivat që kanë për sezonin e ri. Mesfushori i ardhur nga Salburgu, kosovari Valon Berisha, mes të tjerash ka theksuar:

“Për mua është një ëndërr të luaj për Lacion dhe për të zgjedhur këtë klub ishte e lehtë. Atmosfera këtu është shumë e mirë, ka shumë lojtarë me personalitet. Jam i ri, por kam goxha përvojë ndërkombëtare. Dua t’u tregon të gjithëve talentin tim. Uroj të jemi ndër 5 të parët në Serinë A. I falënderoj të gjithë, duke filluar nga Tare. Jam pjesë e një klubi të madh. Vij pas një sezoni të mirë me Salcburgun dhe shpresoj të bëj më të mirën këtu”.

Përveç lojtarëve, ka folur edhe drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, i cili ka dhënë vlerësimet e tij për çdo lojtar të afruar, veçanërisht për Berishën dhe Durmishin:

“Për mua është një kënaqësi e madhe të prezantoj Berishën. Nuk e kam fshehur admirimin tim për të. Ka diçka që prezanton shpirtin e klubit tonë. Ai është një luftëtar, një lojtar që nuk dorëzohet kurrë. Jam vërtet shumë i lumtur që ka ardhur te Lazio. Mendoj dhe besoj se do ta nderojë këtë fanellë.

E kemi ndjekur prej 3-4 vjetësh. Kur erdhi mundësia për ta mbyllur marrëveshjen, nuk hezitova. Durmishi ka karakteristikat e duhura për modulin tonë të lojës. Ka nevojë për kohë që të hyjë në mekanizmat e skuadrës, por jam i bindur se do të jetë i vlefshëm për Lacion”.

Related posts

E PABESUESHME/ “400 gola në Europë”, Agnelli nderon Ronaldon

Isa.Autor

ZHVATI TRAJNERIN CONTE ME 30 MILIONË EURO/ I sekuestrohet pasuria në Itali ndërmjetësit Bochicchio. Prokuroria e akuzon për…

Delo.autor

SHQIPËRI-POLONI/ “Kuqezinjtë” shkelin në stadium, shikoni çfarë ndodh në “Air Albania” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment