Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Kastrioti-Partizani: Ibrahimi vesh “petkun” e heroit, largon topin në vijë fatale (VIDEO)

Ka startuar takimi në  “Redi Maloku” të Fushë-Krujës mes Kastriotit dhe Partizanit e vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë Superiore. Të kuqtë e Skënder Gegës vijnë në këtë përballje pas fitores minimale ndaj Kamzës, ndërkohë që krutanët u mposhtën ndaj Skënderbeut në Korçë 2-1.

Edhe pse përballë kishin kryesuesit e kampionatit, skuadra e Stavri Nicës bëri një lojë dinjitoze, teksa iu afrua shumë pranë barazimit.

LIVE/ Kastrioti-Partizani 1-2

Roxher 37’/ Bardhi 19′ 36′

KOMENTI

83’ Çfarë shpëton Labinot Ibrahimi. Ymeraj bën gjithçka mirë godet drejt portës, Hoxha i mposhtur, por Ibrahimi jo. Largon në vijën fatale.

 

80′ Largohet Kote, në fushë Bitri për të kuqtë.

74’ Trashi provon nga faulli, topi godet shtyllën dhe Bardhi bën më të vështirën duke e dërguar jashtë.

72’ Kryesori akordon një faull për Partizanin në hyrje të zonës. Mbrojtësit shumë të revoltuar me arbitrin dhe ndëshkohen me të verdhë Shehu dhe Cela.

70′ Largohet Mala nga fusha, në fushë Mensah.

66’ Tenton të shtyj përpara skuadra krutane. Fiton një faull në mesfushë me Okebugu, por është pa rrezik në zonën e Hoxhës. Partizani disi më i tërhequr në këtë pjesë të dytë.

62′ Largohet Hila për Partizanin, në fushë Eraldo Çinari.

55’ Largohet Marku për Kastriotin, në vendin e tij Vatnikaj.

50’ Telushi kthen një top te Belica dhe ky i fundit heziton ta kthejë te Hoxha prapa, krijohet një mosmarrëveshje, por që zgjidhet menjëherë dhe sulmuesit e Kastriotit nuk sjellin rrezik.

48’ Karton i verdhë për Markun.

46′ Starton pjesa e dytë

PËRFUNDON PJESA E PARË

45+2 Përfundon pjesa e parë.

45. 2 minuta shtesë nga gjyqtari i katërt.

37’GOOL. Ngushton Roxher Xhunior.  Pas një aksioni individual nga e majta, i sapofuturi gjendet përballë Hoxhës dhe e mposht lehtësisht. Mesa duket “të kuqtë” ishin ende në festë…

Goli i Zhunior on Vidnews.

36′ GOOL BARDHI përsëri. Krosim i mirë nga e majta. Bardhi i shpëton mbrojtes krutane dhe nuk e ka të vështirë ta dërgoi topin me kokë në rrjetë. Goli i dytë personal. 

Goli i Bardhit on Vidnews.

33’ Përplasje e Ymerajt, të kuqtë tregojnë “Fair Play”. Kastrioti gjen dhe kohë për zëvendësimin e parë. Largohet Çarls Astina, në fushë Zhunior.

25’ Kastrioti shfaqet në gjysëmfushën e Partizanit, por bllokon Partizani.

24’ Asani tenton me të majtën drejt portës së Kukës por shumë larg kuadratit.

19′ GOOL BARDHI. Përfiton nga një mosmarrëveshje e portierit me Domgjonin dhe e ka të lehtë të dërgoj topin në rrjetë. 0-1 për Partizanin. 

10’ Partizani fiton një goditje dënimi në hyrje të zonës krutane, por është një goditje që nuk sjell rrezik. Demat duken më kërkues në fushë.

 

1’Starton sfida.

Related posts

U NDALËN ME BARZIM NGA FIORENTINA/ Notë e ulët e Ronaldos, katastrofë edhe De Ligt (FOTO)

Delo.autor

Argjend Malaj ”thumbon” rivalët, Avdyli kyç portën

Sadik.Autor

FITORJA NDAL LIVERPOOLIT/ Guardiola: Nëse ne do të humbisnim, gjithçka do të….

Delo.autor

Leave a Comment