Futboll Seria A Sport

INTERI “lë mënjanë” MODRIC/ Nesër prezantohet SUPER BLERJA e zikaltërve

Interi ka arritur akordin me futbollistin senegalez Keita Balde Diao. 23-vjeçari është pranuar të merret në formë huazimi për 5 milionë € dhe me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Zv/presidenti i Monakos Vadim Vasyliev ka pranuar se midis francezëve dhe italianëve është arritur akordi. Sipas “Football ITALIA”, lojtari do të mbërrijë sonte në mbrëmje në Milano, për t’u bërë gati për kryerjen e testeve mjekësore dhe prezantimin në San Siro.

“Po, ne po negociojmë me zikaltërit. Ka ende disa detaje për t’u zgjidhur, por s’mund të them se marrëveshja është vendosur përfundimisht, por jemi në rrugën e duhur”, deklaroi numr 2 i klubit francez.

Keita kthehet pas një viti në Itali kur la Lazion për Monacon. Ai luajti 33 takime me ekipin e Principatës së Monacos duke shënuar 8 gola.

Related posts

PAMJET/ Muçi është fantastik me Trabzonsporin, goli i tij në Turqi vlerësohet nga të gjithë

F.autor

ZBULON NJË PRAPASKENË/ Trajneri Mihajlovic: Inzaghi është një mik i vërtetë, por në fushë e kam kërcënuar…

Delo.autor

MË I MIRI NË BOTË/ Pushtimi i MESITnë Champions: Ja info-grafiku i 103 golave të tij

Isa.Autor

Leave a Comment