Futboll Seria A Sport

Lazio afron një portier të ri, Thomas Strakosha në dyshim për vendin e titullarit

Skuadra e Lazios në sezonin që sapo u mbyll ka arritur të bëjë mjaft mirë, duke u renditur në vendin e 5-të në kampionat dhe vetëm javën e fundit me humbjen në shtëpi kundër Interit nuk arriti të kualifikohet për në fazën e grupeve të Champions League.

Portieri shqiptar Thomas Strakosha ka patur rëndësinë e vet në këto ndeshje, duke “blinduar” vendin e tij në portë, por drejtuesit e skuadrës nuk mjaftohen me një portier të këtij niveli dhe po mendojnë të sjellin në ekip portierin e skuadrës së Udinese-s Albano Bizzarri. Ende nuk ka diçka zyrtare, por mediat italiane konfirmojnë se kjo mund të jetë një sinjal largimi për “gardianin” shqiptar.

Related posts

MESSI I NJËJTË/ Krizë “bomberash” në La Liga: Ku janë Benzema, Costa dhe Griezmann?

Isa.Autor

Interi kërkon 68 milionë euro për Milan Skriniarin

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Zidane vendos për Odegaard, Real Madrid prish marrëveshjen

Delo.autor

Leave a Comment