Futboll La Liga Sport

INTERI NË FESTË/ Telenovela “Modric”: REALI denoncon zikaltërit tek UEFA

Te Real Madrid nuk e kanë marrë aspak mirë lajmin se Luka Modric kërkon të largohet, pas ofertës që skuadra e Inter i ka bërë mesfushorit kroat. Sipas “El Mundo Deportivo”, skuadra “merengues” ka kërkuar ndihmën e UEFA-s për të ndalur largimin e kroatit. Arsyeja është se paratë të cilat Interi do të përdorë për blerjen e Modric janë të paligjshme.

“Modric është i tentuar nga oferta e Interit dhe agjentët e tij kërkojnë që lojtari të transferohet në Itali sezonin tjetër, ashtu sikurse Jorge Mendes përi me Cristiano Ronaldo. Oferta e Interit është 15 milionë të paguara që tani për huazimin dhe 20 milionë pas një viti. Një shumë e ulët për mesfushorin më të mirë në botë”, shkruan e përditshmja spanjolle, duke cituar burime nga klubi madrilene.

“Por Real po kërcënon Interin që të lërë në mes bisedimet, duke iu drejtuar UEFA-s për shkak të Fair Play Financiar. Sipas skuadrës “merengues”, zikaltërit do të paguajnë një pjesë të kësaj shumë nga paratë që vijnë direkt nga sponsorizimet e Suning. Ashtu sikurse PSG bëri një vit më parë me Neymar. Inter i ofron një kontratë 4-vjeçare lojtarit, me vlerën e 10 milionë euro në sezon dhe i garanton tërheqjen nga sporti në Kinë, me një kontratë maramendëse”, thotë “El Mundo”.

Related posts

Kategoria Superiore gati për betejat e radhës, trajnerët përzgjedhin ”luftëtarët”

Sadik.Autor

LIGA E KOMBEVE/ Nuk mundi të luaj, Grezda: Më kanë kërkuar të tregoj formacionin

Isa.Autor

Publikohet formacioni më i mirë i javës në Premier League, Aguero udhëheq sulmin

Q.Autor

Leave a Comment