Futboll La Liga Sport

E PAPRITUR/ REALI bën “biznes” në kohë KRIZE, klubi gati të shesë “yllin” e tij

Real Madridi nuk është i kënaqur me formën e sulmuesit të tij Marco Asensio. I projektuar si lideri i ri i madrilenëve pas largimit të Cristiano Ronaldos te Juventusi, spanjollët i dhanë të gjithë besimin talenti të ri, por deri më tani ai nuk ka dhënë asgjë nga shkëlqimi.

Për këtë arsye, Florentinto Perez ka gjetur mundësinë për të bërë biznes me Asension dhe është gati ta shesë minimalisht për 113 milionë €. Klubet, që duan ta prenotojnë 22-vjeçarin janë Liverpool dhe Chelsea, të cilët janë tërhequr shumë nga talenti i Asensios.

Reali po kalon një periudhë tejet kritike, ku përveç largimit të “as”-it Ronaldo, ekipi nuk ka siguri në vetvete dhe nuk përshtatet me zgjedhjet e teknikut Julen Lopetegui, i cili ka në dispozicion vetëm dy takime për të larguar njëherë e mirë rrezikun e shkarkimit nga stoli i kampionëve të Europës.

Related posts

E PABESUESHME NË MIQËSORE/ Bomberi Cikalleshi ndëshkon Çekinë me një SUPER GOL nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

KRIJIMI I EUROPEAN SUPER LEAGUE/ Koeman sulmon UEFA-n: Flet shumë, por kujdeset vetëm për paratë…

Delo.autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Partizani-Vllaznia në “Elbasan Arena”. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment