Futboll Seria A Sport

INTERI NË SULM PËR MODRIC/ Zikaltrit largohen nga opsionet RAFINHA dhe PAREDES

Raportohet se Interi interesohet vetëm që të nënshkruajë me Luka Modricin, kështu që nuk do tu kthehen pistave Rafinha apo Leandro Paredes, nëse nuk arrijnë te kroati.

Zikaltrit kanë kërkuar të nënshkruajnë me mesfushorin kroat këtë verë, por edhe ai është i etur për të bërë një lëvizje drejt Series A.

Transferimi varet nga ‘marrëveshja xhentëlmene’ mes presidentit Florentino Perez dhe Modricit.Deri tani Los Merengues kanë refuzuar të negociojnë largimin e lojtarit.

Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë që të mbyllet afati kalimtar në Itali dhe calciomercato.com shkruan se fituesi i ‘Topit të Artë’ në Kampionatin Botëror është i vetmi objektiv i Interit.

Hierarkia e Interit beson se ata tashëm kanë bërë një afat kalimtar të mirë.Barcelona nuk do të pranojë më një huazim me drejt blerje për Rafinhan, ndërsa krerët e klubit nuk janë të bindur nga Leandro Paredes i Zenit St Petersburg.

Real Madridi ende refuzon që të ulet dhe të bisedojë për Modricin.

Related posts

“INTER, NUK DUHET TË MBARONTE KËSHTU”/ Lukaku bën Chelsea-n të dridhet: Kam gabuar…

Delo.autor

RIKTHIMI NË “OLD TRAFFORD”/ Ronaldo thyen rekordin e shitjes së fanellave tek Manchester United

Delo.autor

Zyrtare: Nagatomo transferohet te Galatasaray

Q.Autor

Leave a Comment