Futboll Premier League Sport

BEFASON AGUERO/ Sulmuesi zbulon se MIKU i tij më i mirë është lojtari i Man United

Sulmuesi argjentinas i Manchester Cityt, Sergio Aguero, ka qenë shpeshherë kundërshtar i portierit spanjoll të Manchester Unitedit, David de Gea. Megjithatë, këta të dy kanë krijuar një shoqëri shumë të mirë, duke e lënë pas rivalitetin mes dy klubeve.

Shoqëria e tij vjen si rrjedhojë e kohës që e kishin shpenzuar bashkë në Atletico Madrid, nga vitit 2009 deri në vitin 2011, kur të dy u larguan nga Madridi drejt Mançesterit. Megjithatë, në Mançester, ata u bënë rivalë në futboll, për shkak se u transferuan në klubet më të mëdha të qytetit.

“Shumicën e kohës jam i vetëm në Mançester. Kur nuk jam i vetëm, jam me Nico Otamendin ose me David de Gean. Rri shumë me De Gea për shkak të kohës që kemi qenë bashkë në Atletico Madrid. Kemi një shoqëri të mirë. Por, ai luanë për Unitedit, ndërsa unë për Cityn”, ka thënë Aguero.

Aguro i ka shënuar shpeshherë gola shokut të tij, përfshirë këtu edhe golin e fitores në disa ndeshje. Megjithatë, edhe De Gea ka bërë disa herë pritje të mrekullueshme të gjuajtjeve të Agueros.

Related posts

TRAGJEDIA NUK NDALET/ Jo vetëm babai, vdes tjetër njeri i dashur i Emiliano Salas

Delo.autor

MUÇI “PUSHTON” TURQINË/ Spektakël edhe në Kupë: Këtu jam i lumtur, besojnë tek unë

F.autor

Barcelona e vendosur ta transferojë “Neymarin” e ri

Sadik.Autor

Leave a Comment