Futboll Seria A Sport

INZAGHI MALLKON “9”/ MILANI pret golin nga HIGUAIN, por atij nuk i ecën kundër ROMËS

Debutimi zyrtar i Gonzalo Higuain me fanellën e Milanit nuk ishte ndër më të mirët, pavarësisht se pas atij goli kundër Real Madrid në trofeun “Bernabeu” tifozët dhe gjithë skuadra priste diçka më shumë. Por tanimë ndeshja me Napolin është arkivuar dhe vetë Gattuso e pranoi se humbja nuk ishte për faj të sulmuesit.

Argjentinasi do të kërkojë golin e parë kuqezi në ndeshje zyrtare, kundër Romës të premten në “San Siro”. Megjithatë, edhe këtu ka një problem, shifrat të bëjnë pak optimist. Mes klubeve me të cilët është përballur më shpesh në karrierë, mbi dhjetë herë, Roma është skuadra të cilës El Pipita i ka shënuar më pak.

Konkretisht Higuain ka luajtur 12 herë kundër verdhekuqve duke shënuar vetëm 3 herë. Një gol në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë në sezonin 2013-2014, me Napolin që fitonte 3-0. Golin e dytë në kampionatin e një sezoni më pas, me Napolin sërish fitimtar 2-0. Ndërsa golin e tretë e realizoi dy sezone më parë me fanellën e Juves, duke shënuar edhe golin e fitores bardhezi. Pra sa herë që i ka shënuar Romës skuadra e tij ka fituar. Ndërsa në 9 ndeshjet e tjera shifrat janë dekurajuese: 0 gola, 2 fitore, 2 barazime dhe 5 humbje.

E sikur të mos mjaftonin statistikat negative të argjentinasit, kundër Romës shtohen edhe ato të Milanit. Kuqezinjtë janë mundur nga kryeqytetasit në “San Siro” në tre sezonet e fundit, të tri ndeshjet, 0-2 vitin e kaluar, 1-4 në sezonin 2016-2017, 1-3 në sezonin 2015-2016. Fitorja e fundit është regjistruar në sezonin 2014-2015, me rezultatin 2-1.

Por ka edhe një shifër që i jep pak kurajo Milanit, dhe kjo falë Gennaro Gattusos. Trajneri i Milani është ndeshur vetëm një herë me Romën, duke fituar 2-0 në “Olimpico” falë golave të Cutrones dhe Calabrias.

Related posts

Hyri me armë në fushë, pezullohet për 3 vite Presidenti i Paokut

Sadik.Autor

Klose kthehet te Bayern: Mezi po pres të filloj nga puna

Sadik.Autor

INTER-MILAN/ “Bomberi” Lukaku: Këtë derbi nuk e harroj kurrë! (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment