Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ MILANI bën goditjen e radhës, gati FIRMA me fituesin e “TOPIT TË ARTË”

Debutimi në kampionat ka qenë tema kryesore e diskutimeve te Milan, me ndeshjen e ardhshme kundër Romës që tani në mendje. Por, në kampin kuqezi pritet të ketë edhe zhvillime të rëndësishme në nivel pak më zyrtar.

Sigurisht që klima është shumë më ndryshe në krahasim me epokën e Li, ku mbi të gjitha dominonte pasiguria. Por ka ende disa çështje të rëndësishme për të zgjidhur. Prandaj sot në selinë e klubit në Milano do të mblidhet këshilli i administrimit për të diskutuar mbi dy pika: zhvillimet me Fair Play-n financiar dhe postin e Administratorit të Deleguar.

Sa i përket problemeve me UEFA-n, pavarësisht se Milani u rikthye në kompeticionet europiane, pritet gjithsesi që të ndëshkohet me një gjobë dhe që palët të rikthehen te e famshmja “voluntary agreement”, ose një marrëveshje paraprake mes palëve që tanimë duket e pranueshme me drejtimin e ri që ka marrë klubi.

Ndërsa për pozicionin e administratorit të deleguar mbetet ende e hapur pista Ivan Gazidis dhe ajo Umberto Gandini, por drejtori ekzekutiv i Arsenal nuk ka dhënë ende një përgjigje përfundimtare, duke bërë që të mbesë në pritje edhe ai i Romës. Sidoqoftë, me takimin e sotëm mendohet që edhe kjo çështje të shkojë drejt përfundimit dhe vendimi zyrtar do të shpallet që në ditët e para të shtatorit.

Ndërkohë nesër pritet në Milano Ricardo Kaka. Braziliani do të nisë kështu aventurën e tij të “stazhit” për të kuptuar më mirë se çfarë roli mund të luajë në të ardhmen e afërt në klub. “Duhet të studioj, të provoj terrenin, por në të ardhmen dua të bëj më shumë për Milanin”, pati deklaruar disa ditë më parë.

Related posts

MILANI NË HALL/ Higuain mbetet objektiv, por duhet të shitet një ”big” (EMRAT)

Isa.Autor

ZBULON LOJTARIN QË E KA BEFASUAR/ Ish-presidenti Moratti: S’besoja se ishte kaq i fortë. Është bërë i pabesueshëm

Delo.autor

“PANDEMIA NUK KA MBARUAR ENDE”/ Vaksinohet legjenda Pelé: Sot është një ditë e paharrueshme…

Delo.autor

Leave a Comment