Futboll Sport

Ish-trajneri/ GABRIEL JESUS VUAN prej NEYMARIT, ai monopolizon sulmin e Brazilit

Brazili vazhdon të mendojë për eliminimin e hershëm nga Kupa e Botës së Rusisë, si një zhgënjim i yjeve të shumta të “Seleçao”. I fundit për të dhënë mendimin e tij ka qenë ish-trajneri i amerikano-jugorëve, pesë herë kampionë bote, Mano Menezes.

Ai e ka përqëndruar kritikën e tij mbi rolin e tepruar që lojtari i PSG, Neymar, pati në lojën e “Canarinhos”, çka la të eklipsuar Gabriel Jezus. “Unë kam një teori, që do të gjenerojë disa polemika. Problemi nuk është Gabriel Jesus, që për mua ishte zbulimi i fundit i madh i një lojtari te Brazili, por ylli ynë më i madh, i cili është Neymar”, – tha Menezes në “SporTV”.

Ish-trajneri i Brazilit shpjegoi se “Neymar monopolizon shumë veprimet tona sulmuese. Topi gjithmonë përfundon tek ai. Neymar nuk përgatit lëvizje për sulmuesit e tjerë, ai bën krejt ekipin që të luajë për të. Kështu sulmi i Brazilit vuan”.

Menezes, megjithatë, vuri në dukje se “problemi i kombëtares nuk është Neymar, sepse ai është zgjidhje për shumë nga problemet tona. Ajo që ne po diskutojmë është një rrugë e arsyes për të punuar”. Angazhimi i parë i Brazilit pas Kupës së Botës në Rusi do të jetë kundër SHBA, të premten, më 7 shtator.

Related posts

BEFASON PIQUE/ Në stërvitje me BIÇIKLETË: SPANJOLLI sillet si ambjentalist

Isa.Autor

“VËLLAI PËRKRAH VËLLAIT”/ Tifozët shqiptarë dhe kroatë festojnë së bashku, “ndezin” Hamburgun

F.autor

SYNON PËRFORCIME PËR CHAMPIONS/ Lazio gati të marrë mbrojtësin e Liverpool…

Delo.autor

Leave a Comment