Futboll Sport

ELSEID HYSAJ 40 DITË JASHTË FUSHE/ Lazio e përfshin në listën e Europa League

Rrit madhesinë e shkrimit Zvogëlo madhesinë e shkrimit
ITALI – Elseid Hysaj ka lënë pas keqkuptimet me drejtuesit e Lazios dhe ka bindur me paraqitjet në fushë. Kjo ka sjellë edhe ndryshimin e situatës për mbrojtësin e Kombëtares.

Pasi u fut në listën e Serie A për pjesën e mbetur të sezonit, shkodrani e gjen veten edhe në listën e Europa League. Rikthimi i tij si pjesë e të besuarve të trajnerit Marco Baroni ka lënë jashtë Luca Pellegrinin dhe afrimet e janarit.

Hysaj siguroi disa ndeshje gjatë janarit dhe bindi me lojë dhe dy pasime finale për gol, teksa u dëmtua në fitoren e fundit të Lazios dhe do mungojë për 40 ditë. Diçka e tillë nuk i ka ndryshuar pozitat e mbrojtësit i cili do japë përvojën e tij në fushë për pjesën e mbetur të sezonit.

Lista e Lazios për në Europa League:

Portierët: Provedel, Mandas, Furlanetto.

Mbrojtësit: Marusic, Lazzarri, Gigot, Patric, Romagnoli, Gila, Tavares, Hysaj.

Mesfushorët: Vecino, Rovella, Guendouzi, Dele-Bashiru

Sulmuesit: Pedro, Zaccagni, Castellanos, Noslin, Isaksen, Dia, Tchaouna.

Related posts

Khabib flet mbi incidentin/ “E di që BABAI do të jetë I MËRZITUR me mua, PUTIN më…

Isa.Autor

QESHARAKE TEK FESTA MADHËSHTORE/ Klopp numëron trofetë e Liverpoolit në Champions

Delo.autor

PLAS TE JUVENTUSI/ Ultrasit bardhezi kundër Bonuçit: Nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë një lider!

F.autor

Leave a Comment