Futboll Premier League Sport

Jose Mourinho ngre në “qiell” ish-trajnerin e Napolit: Ka çdo gjë fantastike

Jose Mourinho ka folur për homologun e tij te Chelsea, Maurizio Sarrin. Këtë të fundit, ai e ka lavdëruar duke theksuar se do të bëjë një punë mjaft të mirë me ta. Për “Bein Sports”, tekniku portugez u shpreh: “Unë nuk e njoh atë. Kur kam qenë në Itali gjatë kohës 2008-10, ai nuk ishte në Serie A. Nuk e kam takuar asnjëherë. Thjeshtë kam ndjekur futbollin dhe punën e tij të mirë që e ka bërë me Napolin.

Në Angli, të gjithë trajnerët e mirë kanë dëshirë për të ardhur. Është një garë e çmendur e nivelit të lartë, kështu që çdo trajner ëndërron për Premierligën. Ai ka një ekip fantastik, lojtarë fantastik, ai i ka të gjitha për të bërë një punë të mirë“, ka përfunduar “Special One”.

Related posts

Kyle Walker: Anglia ka nevojë për një mrekulli për të fituar Kupën e Botës

Sadik.Autor

“ÇMENDURI” NË MAROK/ Raja Casablanca shpallet kampion në sekondat e fundit (VIDEO)

Delo.autor

BRAZILI NË FINALEN E COPA AMERICA/ Ja sa ka portieri Alisson pa pësuar gol

Delo.autor

Leave a Comment