Futboll Seria A Sport

JUVENTUS-LAZIO/ Strakosha NDAL Ronaldon, por jo Pjaniç dhe Mandzukiç

Mbyllet gjithçka në Torino. Ekipi i Juventusit arriti të trumfojë përballë Lazios.

Pjanic dhe Mandzukic vulosën gjithçka, e ndërsa Strakosha i hoqi nga këmbët golin Ronaldos.

Juventus ka fituar edhe ndeshjen e dytë të sezonit. Skuadra e Max Allegri-t ka mposhtur pa shumë probleme Lazio-n me rezultatin 2-0. Me këtë fitore Juve merr kryesimin e Serie A, me ndeshjet e tjera të javës së dytë që luhen ditën e diel. Pas disa mundësive të mira nga të dyja skuadrat, duhej ndihma e Miralem Pjanic për të zhbllokuar rezultatin për Juve-n.

Në krahun tjetër të portës, Juve krijon, por nuk finalizon teksa duket se është një tjetër ditë jo për yllin portugez Cristiano Ronaldo, i cili edhe sot kishte disa mundësi për të shënuar golin e tij të parë me Juventus në kampionat por ka qenë i pafat. Sidomos në golin e dytë, kur ishte me portën e boshatisur por nuk ka reaguar shpejt nga devijimi i Strakoshës, por Mandzukic mbrapa tij ka dërguar topin në rrjetë.

Related posts

ÇUDIA NGA KOSOVA/ Kërkon bileta në treg të zi gjyqtari i FIFIA-s..

Delo.autor

GARA E DY KLUBEVE TË PREMIER/ Derbi anglez në merkato për yllin e Juventusit…

Delo.autor

TURI NË EVROPË/ Sylvinho ndalet në Milano, ndjek derbin e “Madonnina-s”, takim “kokë më kokë” me Asllanin

F.autor

Leave a Comment