Futboll Sport

DITË E VËSHTIRË PËR BENZEMANË/ Jo vetëm penallti e humbur e dëmtim, francezit i vjedhin dhe shtëpinë

Nuk ka qenë një ditë e mirë dje për Benzemanë. Në ndeshjen e fundit kundër Elçes ku Reali i Madridit barazoi 2-2 në “Santiago Bernabeu”, sulmuesi u desh të largohej nga fusha i dëmtuar në minutën e 58-të.

Në pjesën e parë ai humbi penallti dhe pas ndeshjes ai zbuloi se hajdutët i kishin vjedhur shtëpinë e tij.

Sipas mediave spanjolle, hajdutët kishin hyrë në shtëpi përmes kopshtit.

Sulmuesi francez ka qenë edhe më parë viktimë e grabitjes në shtëpinë e tij dhe përsëri, kjo ndodhi gjatë një ndeshjeje. Hera e parë që ndodhi ishte në shkurt të vitit 2019 kur 34-vjeçari dhe ekipi i tij luajtën kundër Barcelonës.

Për momentin nuk dihen detajet e sendeve të marra nga hajdutët nga shtëpia e sulmuesit.

Related posts

Gjak i ri në stol, spikasin Mezani, Dalipi e Ahmataj

Sadik.Autor

“ALEATI I JETËS”/ Akuzat për PËRDHUNIM, RONALDO ngushëllohet nga… MAMI

Isa.Autor

Përfundojnë ndeshjet në Kupën e Shqipërisë, ja kush shkon në gjysëm finale…

Q.Autor

Leave a Comment