Futboll Sport

JUVENTUS VENDOS REKORD/ Gjithçka e ezauruar në “Allianz Stadium” kundër Lazio

Juventus njofton përmes kanaleve zyrtare se për ndeshjen e datës 25 gusht kundër Lazio, që korrespondon me debutimin në shtëpi të bardhezinjve, nuk ka më asnjë vend të lirë. Është shitur gjithçka! Shitja e biletave nisi të hënën në orën 11.00, por pasditen e të njëjtës ditë janë ezauruar të gjitha biletat. Pavarësisht rritjes me 30% të çmimeve, tifozët nuk janë demotivuar, përkundrazi kanë zënë radhën me orë të tëra për të zënë vendet më të mira.

Por Juventus ka ofruar edhe një tjetër shans pë rata që nuk kanë mundur të sigurojnë një biletë hyrje: “falë “abonimit tim”, të gjithë të abonuarit që nuk mund të marrin pjesë në event, do të mund të nxjerrin në shitje vendin e tyre”. Kështu, gara për biletën e fundit nuk mund të konsiderohet ende e përfunduar.

Related posts

“SETIEN KA MENDIMIN E TIJ”/ Kuman: I pranoj kritikat dhe marr përgjegjësinë time, me Mesin nuk kam…

Delo.autor

“ÇFARË PO BËN?” Vallëzim provokues dhe puthje në buzë me prezantuesen, partnerja e Tottit pushton mediat italiane (VIDEO)

Delo.autor

“RREZIKON TË…”/ De Biasi: Icardi si “minë me sahat” tek Interi

F.autor

Leave a Comment