Futboll Premier League Sport

FITON 40 MIJË EURO NË JAVË/ Klubi anglez kërkon të “heqë qafe” ish-yllin e City-t

Micah Richards pritet të lihet i lirë nga Aston Villa pas 665 ditëve pa luajtur.

Ish-lojtari i Anglisë dhe Manchester City-t herën fundit ka zbritur në fushë në tetorin e 2016 kur Villa barazoi 1-1 me Wolves.

Ai nuk ka qenë në skuadër që prej shtatorit të 2017 kur ishte një rezervë e papërdorur në fitoren 2-0 në Carabao Cup ndaj Middlesbrough.

Richards, i cili ka vuajtur me dëmtimet gjatë gjithë karrierës, vazhdon të fitojë 40,000 euro në javë, ndërkohë që është paguar 3.5 mln euro që prej kohës që është dëmtuar.

Dhe tani, sipas The Sun, trajneri i Villa-s Steve Bruce i ka kërkuar klubit të gjejë mënyrë për të prishur kontratën e mbrojtësit.

Kontrata e tij skadon në fund të sezonit.

Related posts

E THOTË SONDAZHI/ Tifozët kanë votuar klubin më të urryer të Premier… (FOTO)

Delo.autor

LARGIMI NGA JUVENTUS/ Kina mbetet plani B, Marchisio tundohet më shumë nga PSG

Sadik.Autor

Gelson Martinez do të largohet nga Sporting Lisbona

Sadik.Autor

Leave a Comment