Futboll Seria A Sport

JUVENTUSI nuk ndalet/ PJANIC hyn në “lojë” për rikthimin e POGBAS

Paul Pogba është sërish nën radarin e Juventus. Ashtu siç u raportua ditën e djeshme, “Zonja e Vjetër” po lëviz të gjithë “gurët” që ylli francez të rikthehet sërish në Torino. Madje presidenti i Juventusit, Andrea Agneli ka gati ofertën mbi tryezë.

Kampionët e Italisë janë gati të paguajnë 50 milionë euro për Pogbanë plus kartonin e boshnjakut Miralem Pjaniç. Deri më tani s’ka asgjë zyrtare, por duhet thënë që Juventus duhet të mposhtë edhe konkurrencën e Barcelonës që ka kërkuar shërbimet e mesfushorit. Kujtojmë që Pogba ka kontratë me “Djajtë” deri në vitin 2021.

Related posts

“QATAR 2020″/ Leje e veçantë për Kombëtaren, merret vendimi për ndeshjen Shqipëri-Angli

Delo.autor

E FRIKSHME/ Tifozët e AJAX përleshën ASHPËR me mbështetësit e AEK-ut (VIDEO)

Isa.Autor

PASI FITOI “GOLDEN FOOT”/ Ronaldo: Sot jam ende në top formë, por ndoshta nesër… Kam vetëm një peng

Delo.autor

Leave a Comment