Futboll La Liga Sport

KAOS TEK REALI/ Perez “sqaron” trajnerin Lopetegui: NUK ka blerje tjetër në SULM

Për Real Madrid po bëhet e vështirë ardhja e një sulmuesi të madh, që të zëvendësojë Cristiano Ronaldo, pasi të gjithë futbollistët e shënjestruar nga skuadra “merengues” në merkaton e verës së këtij viti, si Mbappe, Neymar e Hazard, nuk do të largohen nga ekipet e tyre. Për pasojë, presidenti Florentino Perez ka bërë me dije se skuadra që do të zbresë në fushë sezonin e ri është kjo që ka në dorë aktualisht trajneri Julen Lopetegui, duke i thënë se nuk do të ketë blerje të tjera.

PSG dhe Chelsea nuk i kanë lëshuar yjet e tyre, ndaj për Real është bërë e vështirë që të marrë një sulmues të kalibrit të CR7, ndaj sulmi i skuadrës madrilene për sezonin e ri do të jetë mes Bale, Benzema e Vinicuis.

Sipas “Don Balon”, më shumë hapësira do të ketë edhe Asensio, siç dhe ndodhi në miqësoren e fundit ndaj Juventus. Mungesën e një sulmuesi “big” Reali do ta ndjejë në takimet e mëdha, por presidenti Perez e ka “sqaruar” që tani trajnerin Lopetegui që të krijojë skuadrën e re me lojtarët që ka në dispozicion dhe të mos presë përforcime në ditët e fundit të merkatos.

Related posts

SUPERLIGA/ Kukësi, Tirana e Teuta kërkojnë fitoren e parë sezonale për të ndjekur kryesuesit

Isa.Autor

FRIKA E LARGIMIT PAS VJEDHJES/ Ribery mbyll kapitullin me premtimin e madh!

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Stërvitje në distancë sigurie dhe dushe personale, klubi i Bundesligas del në fushë

Delo.autor

Leave a Comment