Futboll Sport

KALINIÇ THUMBON MILANIN PAS TRANSFERIMIT/ I lumtur të ndodhem te një klub që luan në Champions

Fjalët e para zyrtare në cilësinë e futbollistit të Atletico Madrid për Nikola Kalinic. “Jam shumë i lumtur që mund të luaj në këtë stadium të ri dhe që munda të vij këtu te Atletico. Jam i lumtur që ndodhem në një klub të madh që luan gjithmon në Champions League”, deklaroi kroati, i cili duhet të angazhohet shumë për të gjetur hapësirë në skemat e Simeone, që ka në dispozicion një kontigjent plot me yje.

“Premtoj të jap gjithmonë maksimumin në çdo ndeshje. Fatmirësisht ndodhem mes shumë futbollistëve të mëdhenj dhe me një trajner të madh. Jam i lumtur që luaj në një skuadër e cila konkuron gjithmonë në Champions League, dhe çdo vit lufton për pozicionet kryesuese”, u shpreh kroati Kalinic, duke mos kursyer edhe thumbimin e Milan, që për të dytin vit radhazi do të luajë në UEFA Europa League. Nikola Kalinic do të provojë të rifillojë karrierën e tij me fanellën e Colchoneros. Për tre sezonet e ardhshme do të mbajë veshur fanellën me numrin 9, që më parë ka qenë në pronësi të Fernando Torres, një prej legjendave të Atletico Madrid.

 

Related posts

JUVENTUS-UDINESE/ “Zonja e Vjetër” kalon në vantazh, shënon Kean

Delo.autor

Në “Camp Nou” luhet ndeshje e madhe/ Barcelona pret si kundërshtar një “ish”

Isa.Autor

PREJ 8 MUAJSH PUSHIM PAS SHKARKIMIT/ Mourinho zbulon: Ndryshimi nuk është gjithmonë për mirë, por…

Delo.autor

Leave a Comment