Futboll Sport

DEBUTIMI I CRISTIANO RONALDOS/ Masa ekstreme në miqësoren e së dielës

Debutimi i Kristiano Ronaldos në një ndeshje “të vërtetë”, 11 kundër 11, me bluzën e Juventusit, do të vijë më datë 12 gusht, në miqësoren tradicionale brenda familjes, e cila luhet në oborrin e familjes Anjelit, në “Villar Perosa”. Impianti madhështor i kësaj strukture, i përbërë nga 5000 vende të ulura, konfirmohet se do të jetë i gjithi i mbushur plot, por ndërkohë ajo që shqetëson është fakti se edhe shumë tifozë të tjerë do të afrohen rreth zonës, qoftë për të parë nga afër Kristiano Ronaldon, por edhe pjesën tjetër të skuadrës.

Për këtë arsye, Bashkia e Torinos, por edhe të gjitha strukturat e tjera në përgjegjësi të saj, ku nuk mund të mungonte rendi, ka bërë që policia vetëm për rastin e debutimit të Ronaldos, të vërë në dispozicion 500 forca të reparteve të ndryshme, plus 100 vullnetarë “steward”, të cilët do të mbajnë nën kontroll tifozët, si brenda, ashtu sikurse jashtë “Villar Perosas”. Me pak fjalë, me Kristiano Ronaldon brenda ose jashtë fushe, tashmë turmat në Torino sa vijnë dhe shtohen.

Related posts

ZBULON BISEDËN ME CR7 PAS FINALES NATIONS LEAGUE/ De Ligt tregon: Më tha eja te Juventus…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Mesfushori De Bruyne dhuron spektakël dhe ndëshkon Dortmund (VIDEO)

Delo.autor

“EL CLASICO”/ Super sfida Barcelona-Real Madrid mbush plotë stadiumin “Camp Nou”, ja sa tifozë priten…

Delo.autor

Leave a Comment