Sport Tennis

HUMBI FINALEN E US OPEN/ Një karikaturë për Serena Williams, ndizet lufta në ueb

Finalja e turneut të tenisit US Open luajtur më 8 shtator ka prodhuar polemika pa fund dhe debati është rindezur sërish këtë të martë.

Një finale që do të mbahet mend gjatë jo thjesht për faktin se fitoi Naomi Osaka – për herë të parë në histori një japoneze triumfon në Grand Slam – por sepse Serena Williams pati një debat të egër dhe akuzoi për seksizëm gjyqtarin e ndeshjes, Carlos Ramos.

Ëilliams u gjobit, e humbi finalen dhe lotët e saj do të kujtohen gjithnjë, por ndërkohë të gjithë diskutojnë kush ka të drejtë, Williams apo gjyqtari.

KARIKATURA – Një karikaturë e Herald Sun në Australi, nga Mark Knight, ka ngjallur debate pa fund: Serena shfaqet si një fëmijë i llastuar që qan, ndërsa arbitri i thotë Osaka-s: “A mund ta lësh të fitojë?”. Polemika në lidhje me satirën groteske dhe me sfond racist, sepse Osaka pikturohet si teniste me ngjyrë të bardhë lëkure.

Të gjithë kundër Mark Knight, duke nisur emra të famshëm si shkrimtarja J.K. Rowling (autorja e Harry Potter), që shkruan në Twitter: “Bravo, e katandise një prej sportisteve më të mëdha në një karikaturë raciste dhe e bëre sportisten tjetër të madhe një objekt skene pa fytyrë”.

Natyrisht, Knight ka reaguar, duke thënë se nuk ka pasur në mendje asnjë detaj mbi ngjyrën e Williams apo Osaka, ndërsa në ueb jo pak njerëz kanë dalë në mbrojtje të tij.

 

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Tërbohet Atletico Madrid, kërkon edhe sulmuesin e Juventus…

Delo.autor

ALARM TE BAYERN/ Skuadra rrezikon karantinimin total nga COVID-19

Delo.autor

FITORE ME PËRMBYSJE/ Të besuarit e Klopp mposhtin Southamptonin dhe rimarrin kreun

Delo.autor

Leave a Comment