Futboll Sport

Kampioni i botës bëhet objektivi kryesor i Chelsea për mesfushën

Mesfushori me tipare sulmuesi i Lyon dhe i kombëtares franceze Nabil Fekir është objektivi kryesor i Chelsea për sulmin, lajm që konfirmohet nga e përditshmja spanjolle “Mirror”. Për të marrë lojtarin dhe për të mposhtur konkurrencën e rivalëve “blutë” e Londrës janë gati të paguajnë 50 milionë stërlina, shumë më e lartë se ajo e ofruar nga Liverpool, që gjithashtu e kërkon francezin.

Sezonin e kaluar, fekir realizoi 23 gola e 8 asist me Lyon, duke ndihmuar skuadrën që të renditet në vendin e tretë në League 1, duke siguruar edhe një vend në kombëtaren e “gjelave” që shkoi në Botërorin “Rusi 2018”. Liverpool u interesua për lojtarin muajin e kaluar, por ai u dëmtua në gju, duke bërë që marrëveshja të mos arrihet.

Por duket se ditët e fundit, mesfushori ka tërhequr vëmendjen e trajnerit italian Maurizio Sarri, që kërkon një lojtar me tipare sulmues, duke qenë se alternativat në repartin e avancuar janë të pakta (vetëm Giroud e Morata). Mediat britanike shprehen se Fekir mund të jetë një blerje e “last minute” nga ana e ekipit të Chelsea, ndërkohë që merkatoja e Premier League përfundon ditën e enjte.

Related posts

NGA HYSAJ TEK TOMAS STRAKOSHA/ Shën Valentini i “kuqezinjve”, si festuan lojtarët e Kombëtares… (FOTO)

Delo.autor

“SKUADRA DUHET TË KETË GUXIM TË ËNDËRROJË PËR TITULL”/ Ibrahimovic: COVID-19? Kam patur një dhimbje…

Delo.autor

U KTHYE NË TORINO PAS DY HUAZIMEVE/ Higuain insiston të qëndrojë tek Juventus, ja vendimi i Sarrit

Delo.autor

Leave a Comment