Futboll Sport

Kroos: Do të jetë e vështirë pa 50 golat e Ronaldos

Në verën e lamtumirave të Ronaldos dhe Zidane, Real Madrid tashmë beson mbi cilësitë e gjermanit Toni Kroos. Mesfushori i përfaqësueses së Gjermanisë është shndërruar në fenerin e mesfushës së Los Blancos. Pavarësisht një aventure të hidhur me Gjermaninë në Kupën e Botës, ku u eliminuan që në fazën e grupeve, Kroos mendohet të jetë lideri i madrilenëve në këtë sezon të ri.

Pikërisht në vigjilje të finales së Superkupës së Europës, që Real Madrid do të disktuojë kundër Atletico Madrid, mesfushori gjerman, në një intervistë për “ESPN” nuk ka mundur dot të shmangë komentin e tij në lidhje me largimin e Cristiano Ronaldos dhe efektin e mungesës së tij. “Nuk do të jetë e thjeshtë të kompensohet Cristiano, largimi i tij na bën që të humbasim të paktën 50 gola në vit. Gjithsesi kam besim te skuadra, jemi të fortë dhe duam të bëjmë gjithmonë mirë”, deklaroi Kroos.

Related posts

IRRITOHET ANÇELOTI/ Serbët “profesionistë” vetëm për të vonuar lojën dhe…

Isa.Autor

Allegri gjithnjë e më larg Juventus-it, Arsenal-i “fërkon” duart

Sadik.Autor

PËRFUNDON JAVA E 35 NË SUPERIORE/ Enigmë Europa dhe mbijetesa, ja renditja e ekipeve (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment